Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaBotaCarney dënon “pushtimin e paligjshëm” të Libanit nga Izraeli

Carney dënon “pushtimin e paligjshëm” të Libanit nga Izraeli

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka dënuar ashpër sulmin izraelit ndaj Libanit, duke e quajtur atë një “pushtim të paligjshëm”, sipas BBC.

“Është një pushtim i paligjshëm, është një pushtim i Libanit, është një shkelje e sovranitetit të tyre territorial”, u tha Carney gazetarëve në Quebec.

“Nga një perspektivë praktike, qeveria libaneze ka ndaluar zyrtarisht të gjitha aktivitetet e Hezbollahut, dhe po përpiqet të ndërmarrë veprime kundër Hezbollahut dhe aktiviteteve të tyre terroriste, si dhe kërcënimeve të tyre kundër Izraelit”, shtoi ai.

“Ky është justifikimi i supozuar për këtë pushtim, kështu që ne e dënojmë atë”, tha Carney.

Reagimi i Carney, vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se Izraeli do të mbante kontrollin e sigurisë mbi disa zona të Libanit jugor edhe pasi të përfundonte lufta aktuale me Hezbollahun.

Zyrtarët izraelitë thanë se trupat tokësore janë zhvendosur në Liban për të mbrojtur komunitetet në Izraelin verior nga sulmet e Hezbollahut, ndërsa Katz tha më herët se Izraeli po ndërmerrte veprime pasi qeveria libaneze nuk kishte bërë “asgjë” për të ndaluar grupin islamist. //a.i/

Lini një koment