Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaBotaCensura e internetit në Iran hyn në javën e pestë

Censura e internetit në Iran hyn në javën e pestë

Ndërprerja e internetit në Iran ka arritur në ditën e 30-të, me masa censure në të gjithë vendin që vazhdojnë në javën e pestë pas 696 orësh, njoftoi sot grupi i monitorimit të internetit “NetBlocks”, sipas BBC.

Lidhshmëria me botën e jashtme mbetet vetëm në 1% të niveleve normale.

Disa përdorues dhe gazetarë pro-establishmentit ende kanë akses të pakufizuar, ndërsa të tjerë po paguajnë shuma të mëdha për t’u lidhur në internet.

Disa njerëz kanë arritur të lidhen duke përdorur internetin satelitor si “Starlink” dhe metoda të tjera, por kjo vjen me një kosto të lartë.

Në Iran, përdorimi ose posedimi i “Starlink” mund të çojë në deri në dy vjet burg, ndërsa autoritetet kanë vendosur të ashpërsojnë masat. //a.i/

Lini një koment