Nxirret nga liqeni trupi i një 63-vjeçari në Michigan, dyshohet se ishte duke peshkuar
Një burrë 63-vjeçar është gjetur i pajetë sot në një liqen në Barry County, Michigan, konfirmoi sherifi Dar Leaf.
Sipas autoriteteve, viktima ishte duke peshkuar në Head Lake në momentin e ngjarjes. Deri tani, nuk ka indicie që të bëhet fjalë për një akt kriminal, ndërsa sherifi theksoi se nuk dyshohet për ndërhyrje të jashtme.
Trupi i 63-vjeçarit u nxor nga uji dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Zyra e sherifit është në pritje të një hetuesi nga zyra e mjekut ligjor, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik