Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPapa Leone XIV: Krishti i refuzon lutjet e udhëheqësve që i kanë duart të lyera me gjak

Papa Leone XIV: Krishti i refuzon lutjet e udhëheqësve që i kanë duart të lyera me gjak

Gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leone XIV bëri një thirrje të fortë kundër përdorimit të fesë për të justifikuar konfliktet, sipas “Il Messaggero”.

“Zoti, si Mbreti i Paqes, i refuzon lutjet e udhëheqësve që nisin luftëra dhe i kanë duart të lyera me gjak”, tha sot Papa Leone.

Në fjalimin e tij para dhjetëra mijëra besimtarëve të mbledhur, Papa Leone nënvizoi se Jezusi nuk mund të përdorej për të legjitimuar luftërat.

“Edhe nëse ka udhëheqës që bëjnë shumë lutje, Zoti nuk do t’i dëgjojë ato për shkak të dhunës që kanë shkaktuar”, tha ai.

Papa Leone, gjithashtu shprehu shqetësim për besimtarët në Lindjen e Mesme që po vuajnë pasojat e konfliktit dhe bëri një apel për pushim të menjëhershëm të armiqësive dhe për paqe globale. //a.i/

Lini një koment