Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaKomuniteti“Shkodra Show” vjen në Michigan: muzikë live, humor dhe spektakël në Clinton Township

“Shkodra Show” vjen në Michigan: muzikë live, humor dhe spektakël në Clinton Township

Komuniteti shqiptar në Michigan do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje të veçantë argëtimi më 23 maj 2026, me organizimin e “Shkodra Show”, një event që ndërthur muzikën live, humorin dhe atmosferën festive.

Shfaqja do të mbahet në ambientet e “Imperial House”, në adresën 34701 Groesbeck Hwy, Clinton Township, dhe pritet të mbledhë dashamirës të muzikës dhe spektaklit nga e gjithë zona. Eventi do të drejtohet nga Joli Paparisto, ndërsa pjesa muzikore do të jetë nën kujdesin e artistit Elvis Tershana.

Organizatorët premtojnë një program të larmishëm, ku publiku do të shijojë performanca muzikore live, elementë komedie dhe një atmosferë festive që synon të sjellë më pranë kulturën dhe shpirtin shqiptar në diasporë.

Hyrja për të rritur është 100 dollarë, ndërsa për fëmijët nën 11 vjeç 40 dollarë. Në çmim përfshihen ushqimet dhe pijet, duke e kthyer eventin në një eksperiencë të plotë argëtimi për familjet dhe miqtë.

Për rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin (248) 854-8954.

“Shkodra Show” pritet të jetë një nga aktivitetet më të spikatura të sezonit për komunitetin shqiptar në Michigan, duke ofruar një kombinim të veçantë arti, humori dhe bashkimi kulturor.

Screenshot

Lini një koment