Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaBotaSulme ndaj infrastrukturës kryesore në vendet e Gjirit

Sulme ndaj infrastrukturës kryesore në vendet e Gjirit

Në 24 orët e fundit, vendet e Gjirit janë përballur me sulme të përsëritura, përfshirë ato në infrastrukturën kyçe, sipas BBC.

Emiratet e Bashkuara Arabe regjistruan dje numrin më të lartë të sulmeve me raketa balistike në javë të tëra.

Kompania shtetërore “Emirates Global Aluminium” tha se objekti i saj kryesor, në Abu Dabi u godit ishte dëmtuar rëndë, dhe disa punonjës ishin plagosur.

“Aluminium Bahrain”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të aluminit në botë, u sulmua gjithashtu.

Në Kuvajt, sistemi i radarit në aeroportin ndërkombëtar është dëmtuar rëndë.

Me ekonomitë dhe mënyrën e tyre të jetesës në rrezik, vendet e Gjirit këmbëngulin se duhet të kenë “një zë” në bisedimet e ardhshme të paqes.

Por, ato janë të ndara në qëndrimin se si duhet të jetë marrëdhënia e rajonit me Iranin apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. //a.i/

Lini një koment