Friday, 3 April 2026
54°F Detroit
BallinaBotaTë paktën 500 sulme ruse me dronë dhe raketa

Të paktën 500 sulme ruse me dronë dhe raketa

Ukraina u përball me një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit, pasi Rusia lëshoi sot të paktën 500 dronë dhe raketa gjatë, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima dhe ndërprerje emergjente të energjisë në disa rajone të vendit.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi përbën një tjetër episod të pazakontë, pasi shumica e goditjeve ruse zakonisht ndodhin gjatë natës. Ministri i Jashtëm, Andrii Sybiha, deklaroi se “rreth 500 dronë dhe raketa lundruese kanë sulmuar Ukrainën”, duke e cilësuar këtë si përgjigje brutale të Moskës ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim gjatë Pashkëve.

Në kryeqytetin Kiev, banorët, të mësuar me alarmet ajrore pas katër vitesh lufte, reaguan me qetësi relative.

Disa vazhduan aktivitetet e përditshme, duke pirë kafe apo duke bërë pazar, ndërsa të tjerë kërkuan strehim në metro apo në bodrume të përshtatura si strehimore.

Megjithatë, situata u përkeqësua kur energjia elektrike u ndërpre papritur në disa zona. Operatori shtetëror i energjisë njoftoi se ndërprerjet emergjente u vendosën për shkak të dëmtimeve nga sulmet.

Sipas kryeministres Yulia Svyrydenko, ndërprerjet prekën jo vetëm Kievin, por edhe rajonet e Tcherkassy dhe Zhytomyr.

Sulmi ndodh në një moment kur përpjekjet për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë janë në ngërç, pasi negociatat e nisura në vitin 2025, me mbështetjen e Donald Trump, janë pezulluar për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Ky zhvillim nënvizon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe vështirësinë për të arritur një zgjidhje diplomatike në një kohë të afërt. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment