Thursday, 2 April 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaZhduket një mitraloz i dërguar me postë në Detroit, autoritetet nisin hetimet

Zhduket një mitraloz i dërguar me postë në Detroit, autoritetet nisin hetimet

Një armr automatike e regjistruar është zhdukur pasi u dërgua përmes Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara (USPS), me vendndodhjen e fundit të njohur në një qendër përpunimi në Detroit.

Arma ishte dërguar përmes shërbimit “Registered Mail”, që konsiderohet si mënyra më e sigurt e transportit postar, me masa të shumta sigurie si kasa të mbyllura, kontejnerë të vulosur dhe sistem nënshkrimesh për çdo lëvizje të paketës.

Sipas të dhënave të gjurmimit, paketa u nis nga Portage, Ohio më 4 shkurt 2026 dhe kaloi përmes Pontiac, Michigan, përpara se të regjistrohej për herë të fundit më 6 shkurt në një qendër të USPS në Detroit. Pas këtij momenti, gjurmët e saj humbasin.

Pronari i armës, tregtari i armëve Steve Thompson nga kompania Adco Firearms, tha se mitralozi ishte shitur për 25 mijë dollarë dhe ishte i siguruar për 20 mijë dollarë. Ai e përshkroi armën si një Uzi izraelite origjinale 9 mm, e regjistruar në mënyrë ligjore.

“Ky nuk është një armë e zakonshme. Është një mitraloz i regjistruar nga qeveria,” deklaroi Thompson, duke shtuar se arma ishte nisur drejt një blerësi në Florida, por nuk arriti kurrë në destinacion.

Pas zhdukjes, Thompson paraqiti një kërkesë për postë të humbur dhe e raportoi rastin edhe pranë Byrosë për Alkoolin, Duhanin, Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët (ATF). Ai gjithashtu paraqiti një kërkesë për dëmshpërblim pranë USPS, e cila u refuzua dy herë përpara se të miratohej në apelimin e dytë.

Ndërkohë, vetë USPS nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për rastin, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga media. Sipas Thompson, pas interesimit të gazetarëve investigativë, një përfaqësues i postës e ka kontaktuar duke konfirmuar se hetimet janë në vijim.

Rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e transportit postar, sidomos kur bëhet fjalë për objekte të ndjeshme dhe me vlerë të lartë si armët e zjarrit.

Lini një koment