Kosova nuk i trembet Turqisë,
Komisari teknik i Kosovës, Franco Foda kishte vetëm fjalë të mira për Kombëtaren e Turqisë ndërsa beson se “Dardanët” do të tentojnë gjithçka për të kaluar për më tej.
Trajneri përballë gazetarëve deklaroi se nuk shikon asnjërën nga skuadrat si favorite për takimin që do të luhet nesër në “Fadil Vokrri”.
“Turqia është e fortë si në planin si ekip, por dhe në atë individual. Lojtarë si Yildiz, Guler dhe Calhanoglu janë cilësorë, por dhe ne kemi shumë lojtarë të mirë. Këtë ndeshje do të luajmë si të barabartë pasi jemi këtu me meritë të plotë, por nuk shikoj favorite në këtë duel. Për një gjë jam i sigurt, do të japim gjithçka për të fituar”, tha Foda.
The post Kosova nuk i trembet Turqisë, trajneri Foda: Kjo ndeshje s’ka favorit, nuk trembemi pasi jemi këtu me meritë! appeared first on RTSH.