Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNdryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars.

Dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale). Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe është gati për të lindur.

The post Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani appeared first on RTSH.

Lini një koment