Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPlay-off Botërori 2026/ Suedia dominon Ukrainën në Valencia, “vikingët” në finale falë Gyökeres

Play-off Botërori 2026/ Suedia dominon Ukrainën në Valencia, “vikingët” në finale falë Gyökeres


Pas një fushate eliminatoresh zhgënjyese, Suedia ka fituar shkëlqimin e humbur në momentin e duhur. Ekipi i Graham Potter ka mundur në Valencia, Ukrainën me shifrat 3-0.

Në pjesën e parë të dominuar plotësisht nga miqtë deciziv ishte goli i sulmuesit të Arsenal. Gyökeres ndëshkoi Lunin në minutën e 6’. Bomberi suedez shënoi edhe dy gola të tjerë në minutën e 51’ dhe 73’. Ndërsa “vendasit” shënuan golin e nderit në të 90’ falë Ponomarenko-s.

Falë këtij triumfi Suedia siguroi vendin në finalen e play-off, të cilën do ta luajë në Stokholm përballë Polonisë.

The post Play-off Botërori 2026/ Suedia dominon Ukrainën në Valencia, “vikingët” në finale falë Gyökeres appeared first on RTSH.

Lini një koment