Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaBotaUshtria izraelite raporton 800 sulme në Iran që nga fillimi i luftës

Ushtria izraelite raporton 800 sulme në Iran që nga fillimi i luftës

Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer më shumë se 800 sulme në Iran që nga fillimi i luftës së nisur së bashku me Shtetet e Bashkuara, tha sot ushtria.

Ushtria tha se rreth 16 000 municione të ndryshme ishin përdorur në sulme, duke shtuar se do të vazhdonte “sulmin e saj të synuar” kundër “regjimit terrorist” iranian së bashku me shërbimet sekrete.

Ajo shtoi se një valë e gjerë sulmesh që synonin vendet e infrastrukturës të lidhura me aparatin e pushtetit të Iranit kishte përfunduar ndërkohë.

Lufta tani është në javën e saj të pestë./ a.jor.

Lini një koment