E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Bota›Rebelët Houthi pretendojnë sulmin e tretë me raketa ndaj Izraelit

Rebelët Houthi pretendojnë sulmin e tretë me raketa ndaj Izraelit

Lëvizja rebele Houthi në Jemen ka marrë përgjegjësinë për një sulm të tretë me raketa ndaj Izraelit, sipas një deklarate të publikuar sot nga zëdhënësi i tyre në Telegram.

Grupi, i cili konsiderohet aleat i Iranit, tha se kishte goditur objektiva të ndjeshme në jug të Izraelit.

Sipas deklaratës, sulmi është pjesë e përfshirjes së tyre në konflikt, ku ata pretendojnë se kanë hyrë që prej së shtunës.

Houthit theksuan se operacioni është kryer në koordinim me aleatët e tyre rajonalë, përfshirë Iranin dhe grupin libanez Hezbollah.

“Sulmi ka arritur objektivat e tij”, shtuan ata  pa dhënë detaje të mëtejshme mbi dëmet apo pasojat.

Deklarata vjen në një moment të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, ku konflikti është zgjeruar përtej kufijve të Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë edhe aktorë të tjerë rajonalë.

Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të pavarur mbi efektet e sulmit të pretenduar nga Houthit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment