Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVeprime të rrezikshme! Flamurtari zyrtarizon pezullimin e përkohshëm të Lorenc Trashit

Veprime të rrezikshme! Flamurtari zyrtarizon pezullimin e përkohshëm të Lorenc Trashit

Klubi i Flamurtarit ka mbajtur qëndrim zyrtar ndaj futbollistit Lorenc Trashi, kapiten i skuadrës. Sipas postimit të klubit vlonjat në faqen e vet, lojtari është pezulluar përkohësisht pas ngjarjeve të ndeshjes së fundit me Bylisin në Ballsh, ku Flamurtari u mund 2-1 në sekondat e fundit.

Pas asaj ndeshjeje tifozët vlonjatë shpërthyen ndaj Trashit, duke e akuzuar se e shkaktoi me dashje penalltinë në fund, që solli golin e fitores për ekipin kundërshtar.

Në argumentimin e vendimit të tij, klubi Flamurtari shkruan se nga Trashi u vunë re veprime dhe vendimmarrje të rrezikshme në ndeshjen me Bylisin.

The post Veprime të rrezikshme! Flamurtari zyrtarizon pezullimin e përkohshëm të Lorenc Trashit appeared first on RTSH.

Lini një koment