Trailer-i final i ‘Primetime’: Robert Pattinson në rol rrëqethës si Chris Hansen në filmin e shumëpritur të A24
A24 ka publikuar trailer-in final të filmit “Primetime”, një prej titujve më të pritur të vjeshtës së 2026-ës. Në qendër të vëmendjes është Robert Pattinson, i cili portretizon një version të fiksionuar të Chris Hansen, prezantuesit të famshëm të emisionit televiziv “Dateline: To Catch a Predator”, fenomen mediatik i viteve 2000.
Filmi shënon debutimin e regjisorit Lance Oppenheim në filmin narrativ, me skenar të Ajon Singh. Ngjarja zhvillohet në vitin 2006 dhe ndjek ngritjen e programit “To Catch a Predator”, duke u frymëzuar nga artikulli i Esquire i vitit 2007, i shkruar nga Luke Dittrich, për një operacion kapjeje që përfundoi në tragjedi. Krahas Pattinson-it, në kast janë Merritt Wever, Skyler Gisondo, Phoebe Bridgers, Matthew Maher, Bokeem Woodbine dhe Sean Bridgers.
“Primetime” pati premierën botërore më 5 shtator 2026 në Festivalin e Venecias, ku u shfaq në garë dhe u përshëndet me ovacione 8-minutëshe nga publiku. Kritika e priti me entuziazëm: The Telegraph i dha vlerësimin maksimal prej 5 yjesh, duke e cilësuar si “filmin më të mirë dhe më të egër në vite”. Për Pattinson, projekti shënon edhe debutimin si producent, përkrah emrave si Ari Aster, Lars Knudsen, Brighton McCloskey, Tyler Campellone, Fred Berger dhe Brian Kavanaugh-Jones.
Filmi do të shfaqet ekskluzivisht në kinema më 25 shtator 2026, ndërsa biletat janë tashmë në shitje, sipas njoftimit të A24-s.
Burimi: Dork