Destin Daniel Cretton nënshkruan marrëveshje 3-vjeçare me Sony Pictures pas suksesit të «Spider-Man: Brand New Day»
Destin Daniel Cretton, regjisori i «Spider-Man: Brand New Day» — filmit që grumbulloi 2.478 miliardë dollarë në tërë botën dhe 944.4 milionë dollarë vetëm në SHBA, duke e kaluar «Star Wars: The Force Awakens» si filmi me fitimet më të larta ndonjëherë në Amerikë — ka nënshkruar një marrëveshje të përgjithshme (overall deal) trevjeçare me Sony Pictures, raporton The Hollywood Reporter.
Marrëveshja përfshin kompaninë e tij prodhuese, Hisako Films, si dhe bashkëpunëtoren e tij Jeyun Munford. Sipas raportimit, projekti parashikon zhvillimin e IP-ve të reja ose titujve ekzistues të Sony-t, edhe pse drejtimi i filmave të ardhshëm nga Cretton nuk është i garantuar.
Presidenti i grupit të filmave të Sony-t, Sanford Panitch, e përshkroi regjisorin me fjalë të ngrohta: «Destin is a very special human, a deeply thoughtful visionary mind, a brilliant filmmaker in its truest sense…» — duke sinjalizuar besimin e studios tek vizioni i tij.
Marrëveshja NUK përmend specifikisht «Spider-Man 5». Ndërkohë, axhenda e Cretton mbetet e ngjeshur: ai ka në radhë adaptimin live-action të «Naruto»-s te Lionsgate, një «Shang-Chi 2» me skenaristin Dave Callaham për Marvel, si dhe riboot-in e serialit «Hawaii Five-0».
Burimi: The Hollywood Reporter