Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaArteArt-Land në Shkodër, të rinjtë sjellin përmes artit mesazhin për mbrojtjen e biodiversitetit

Art-Land në Shkodër, të rinjtë sjellin përmes artit mesazhin për mbrojtjen e biodiversitetit

Në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës u zhvillua sot aktiviteti “Art-Land – Duke Festuar Biodiversitetin e Shkodrës nëpërmjet artit”, një nismë që ndërthur artin, trashëgiminë kulturore dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendrën Rinore Arka, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë. Në aktivitet u përfshinë nxënës të gjimnazit “Oso Kuka”, të cilët ideuan dhe realizuan një instalacion të përkohshëm artistik kushtuar biodiversitetit të Shkodrës. Përmes krijimtarisë së tyre, të rinjtë përcollën një mesazh mbi rëndësinë e njohjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së pasurive natyrore të qytetit dhe zonës përreth.

Nisma synoi të sjellë një tjetër mënyrë për të folur për natyrën dhe trashëgiminë, duke e vendosur artin në shërbim të ndërgjegjësimit mjedisor dhe përfshirjes së të rinjve.

Aktiviteti përcolli gjithashtu vlera si bashkëpunimi, kreativiteti, respekti për natyrën dhe përgjegjësia e brezit të ri në mbrojtjen e trashëgimisë, e cila nuk është vetëm ajo që vjen nga e kaluara, por edhe ajo që ne zgjedhim të mbrojmë dhe t’u përcjellim brezave të ardhshëm.

Lini një koment