Tuesday, 20 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Rama: Të apasionuarit pas automobilizmit dhe turistët i dhanë një tjetër ngjyrë Gjirokastrës

Rama: Të apasionuarit pas automobilizmit dhe turistët i dhanë një tjetër ngjyrë Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga “Gran Tour Albania”, aktiviteti që solli në Gjirokastër koleksionistë italianë të makinave retro.

“Të apasionuarit pas automobilizmit dhe turistët i dhanë një tjetër ngjyrë Gjirokastrës së vjeshtës”, shkroi Rama, krahas pamjeve nga aktiviteti.

Makinat e rralla u vendosën përgjatë rrugëve me kalldrëm të qytetit të gurtë, duke krijuar një atmosferë të veçantë në kombinim me tingujt e iso-polifonisë dhe peizazhin karakteristik të Gjirokastrës.

“Gran Tour Albania” i organizuar nga Old Cars Club dhe DPSHTRR mblodhi koleksionistë italianë të makinave historike, duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe të apasionuarve pas automobilizmit.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të një turi që promovon automobilat retro dhe destinacionet turistike shqiptare, ndërsa ndalesa në Gjirokastër solli një tjetër dimension në jetën turistike të qytetit gjatë vjeshtës.

Lini një koment