Monday, 5 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Turistët në Kalanë e Gjirokastrës, kryesojnë vizitorët nga Polonia

Turistët në Kalanë e Gjirokastrës, kryesojnë vizitorët nga Polonia

Gjatë muajit shtator 2026, Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti vizitorë nga shumë vende, kryesisht evropiane.

Në krye të listës që vizituan kalanë, renditen shtetas të vendeve si Polonia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca, ndërsa shqiptarët renditen të gjashtët. Interesi i lartë ndërkombëtar për kalanë dëshmon vlerën e saj të veçantë historike, kulturore dhe turistike. Ky objekt i trashëgimisë sonë kulturore ofron njëkohësisht të dhëna historike, por edhe bukurinë e natyrës së pashoqe që e rrethon.

Sipas përqindjes së totalit të vizitorëve, turistët polakë kryesojnë listën me 8,8%, të ndjekur nga spanjollët me 8,47% dhe italianët me 8,45%.

  • polakë – 8,80%
  • Spanjollë – 8,47%
  • Italianë – 8,45%
  • Gjermanë – 8,03%
  • Francezë – 7,85%
  • Shqiptarë – 7,69%
  • Holandezë – 5,09%
  • Izraelitë – 4,16%
  • Amerikanë – 3,96%
  • Anglezë – 3,63%

Lini një koment