Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Gonxhja: Vallja e Osman Takës, në listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Gonxhja: Vallja e Osman Takës, në listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Ministri e cilësoi këtë valle si, një nga shprehjet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe simbol i identitetit çam. Vallja e Osman Takës mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza.

Ajo lidhet me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli dhe dallohet për lëvizjet e fuqishme dhe elegante, përmes të cilave përcillen trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.

Kreu i MTKS-së tha se, përfshirja e saj në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale është një tjetër hap në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj pasurie të çmuar të kulturës shqiptare.

Lini një koment