Saturday, 10 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike

Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike

Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizituan Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku u njohën me materiale të rralla filmike që dëshmojnë historinë e marrëdhënieve shqiptaro-italiane.

Gjatë vizitës u prezantuan filmime të hershme të italianëve në Shqipëri, shumë prej të cilave janë realizuar nga shqiptarët, si dhe objekte unike e materiale të trashëgimisë filmike të dy vendeve.

Gonxhja tha se këto dëshmi përbëjnë një pasuri të rëndësishme të kujtesës historike dhe kulturore të përbashkët, duke dokumentuar aspekte të ndryshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë ndër vite.

Në qendër të takimit ishte edhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve arkivore, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe zhvillimin e programeve të shkëmbimit kulturor.

Nisma të tilla synojnë të bëjnë më të aksesueshme dëshmitë filmike për publikun dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi mes institucioneve kulturore shqiptare dhe italiane, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë së përbashkët.

Lini një koment