Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Gazetari Artur Nura nderohet me çmim ndërkombëtar në Itali, vlerësim për kontributin në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Gazetari Artur Nura nderohet me çmim ndërkombëtar në Itali, vlerësim për kontributin në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Gazetari shqiptar Artur Nura është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës “Città del Galateo, Antonio De Ferrariis”, gjatë ceremonisë së edicionit të 13-të, të zhvilluar në Romë, në ambientet e Palazzo della Minerva, pranë Senatit të Republikës Italiane.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të gazetarisë, letërsisë, artit, shkencës dhe kulturës.

Aktiviteti u organizua nga shoqata kulturore ndërkombëtare VerbumlandiArt APS dhe synon të vlerësojë kontributet në fushën e kulturës, dijes dhe angazhimit qytetar.

Vlerësimi për Artur Nurën lidhet me veprimtarinë e tij gazetareske dhe trajtimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai ka bashkëpunuar me media shqiptare dhe italiane, përfshirë Radio Radicale.

Çmimi mban emrin e humanistit italian Antonio De Ferrariis, i njohur si Il Galateo, dhe synon të promovojë dialogun kulturor dhe bashkëpunimin mes popujve.

/gj.m/

Lini një koment