Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shtyn aktivitetet

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shtyn aktivitetet

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor njoftoi artdashësit se, shfaqjet e planifikuara për këtë javë në TKOBAP, do të shtyhen për një moment të dytë.

“Të gjitha biletat e siguruara do të vijojnë të jenë të vlefshme për datat e reja”, shkruhet në faqen online të TKOBAP.

Shtyrja e aktiviteteve artistike të këtij teatri vjen si pasojë e ngjarjeve të ditëve të fundit në kryeqytet, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin e qetë të aktiviteteve të vendosura më herët në kalendarin artistik.

Disa nga aktivitetet që shtyhen janë: koncerti për orkestër harqesh dhe kor “Nova ensemble”, baleti kontemporan “Soul Chain”, “Four seasons-one humanity” etj.

Lini një koment