Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior
Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do të zhvillohet të shtunën, më 24 tetor, në Ta’ Qali të Maltës.
Këngëtarja e re do të prezantojë këngën “Kërce me mua”, me të cilën synon të përcjellë energji, ritëm dhe mesazhin e bashkimit përmes muzikës.
Përmes një postimi, ministri Blendi Gonxhja ka ftuar publikun shqiptar të mbështesë përfaqësuesen e vendit në këtë kompeticion ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e votimit dhe të shpërndarjes së këngës për të ndihmuar Eslinin në këtë përvojë të rëndësishme artistike.
Sipas informacionit zyrtar të organizatorëve, edicioni i 24-t i Junior Eurovision do të mbahet në Qendrën e Panaireve dhe Konventave të Maltës, në Ta’ Qali, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejtë do të nisë në orën 21:00, sipas orës së Evropës Qendrore. Në garë do të marrin pjesë 16 shtete, me artistë të rinj të moshës 9–14 vjeç.
Eslin Kurti, 12 vjeçe, përfaqëson Shqipërinë, pas suksesit në edicionin e 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kënga “Kërce me mua” ka muzikën e Enis Mullajt dhe tekstin e Eriona Rushitit.