E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›“Silvinjo duhet falenderuar”, kapiteni Gjimshiti: Në fillim nuk i kishim kuptuar idetë e trajnerit! Shpresoj që Maran të..

“Silvinjo duhet falenderuar”, kapiteni Gjimshiti: Në fillim nuk i kishim kuptuar idetë e trajnerit! Shpresoj që Maran të..

Berat Gjimshiti foli pas triumfin 0 me 2 që Shqipëria arriti ndaj Bjellorusisë në Budapest. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, lideri i mbrojtjes kuqezi, deklaroi:

“Rrugëtimin e filluam keq, e mbyllëm mirë me trajnerin e ri. Në ndeshjet e para nuk ishim mirë. Nuk i kishim kuptuar akoma idetë e tij, nuk kishim kohë për t’u punuar. Grumbullimi i kaluar na u nevojit shumë se ishim dy javë e gjysmë bashkë. Kjo duket edhe në fushë, duken idetë e qarta që kemi. Është i merituar vendi i parë.”

Rezultatet pozitive na kanë sjellë qetësi. Sulmuesi në qoftë se shënon, ka vetëbesim për ndeshjen tjetër për t’u shënuar. Gjithë lojtarët e tjerë që janë duke bërë mirë rezultatet t’u japin motivim, por edhe ekipi është përmirësuar, kemi miks mirë të veteranëve me lojtarët e rinj. Ky është rrugëtimi i duhur për t’u vazhduar përpara.

Unë nuk bëj dot krahasime trajnerësh. Silvinjo duhet falenderuar për punën që ka bërë. Kemi shkuar në European të gjithë bashkë si ekip. Unë jam një futbollist që jeton në këtë moment dhe mendoj vetëm për ekipin kombëtar që është tani. Për stafin tani të Maran, është duke bërë një punë të mirë. Shpresoj që do të ketë akoma më shumë sukses bashkë me lojtarët”, përfundoi kapiteni.

Lini një koment