E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›FSHF ia vendosi si objektiv në kontratë, Maran përgjigjet me rekorde të reja për Shqipërinë

FSHF ia vendosi si objektiv në kontratë, Maran përgjigjet me rekorde të reja për Shqipërinë

Trajneri Rolando Maran mori drejtimin e Kombëtares shqiptare menjëherë pas zhgënjimit në play-off të Botërorit me një detyrë jo edhe aq të thjeshtë. Dhe objektivi i parë që FSHF i vendosi në kontratë ishte fitorja e grupit në Ligën e Kombeve.

Maran, iu përgjigj kësaj kërkese në mënyrën më të mirë të mundshme, me 5 fitore në 6 ndeshje, duke siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B. Duke e bërë një gjë të tillë, ai vendosi rekorde të shumëfishta për kuqezinjtë në këtë turne.

Kjo ishte hera e parë kur fitohej më shumë se 3 ndeshje në grup, teksa shifra e re rekord është 5, ashtu si edhe pikët rekord që janë 15. Ndërkohë, u realizuara 12 gola, kundrejt 8 që ishte shifra maksimale e regjistruar në edicionin 2020-2021. Njëkohësisht, u regjistruan vetëm 3 gola të pësuar, duke përmirësuar shifrën 4 të atij edicioni kur ekipi ishte gjithashtu në Ligën C dhe e fitoi grupin e saj nën drejtimin e Edi Rejas.

Lini një koment