E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Sinjale negative: Do të ishte goditja më e rëndë, Kombëtarja rrezikon të humbasë një tjetër yll

Sinjale negative: Do të ishte goditja më e rëndë, Kombëtarja rrezikon të humbasë një tjetër yll

Fillimisht u raportua se Lutfi Dalipi është shumë pranë Shqipërisë. Në Kosovë ndërkohë shfaqen thuajse të sigurt, që zgjedhja e tij do të jetë fanella dardane.

Dalipi ka pëlqyer së fundmi një postim nga stërvitja e Kosovës. Për Shqipërinë do të ishte humbje e madhe, nëse nuk e bind Dalipin që të vishet kuqezi.

Fakt është se FFK e bindi Enis Rexhepin, për të lënë Shqipërinë për Kosovën. Tashmë po bën maksimumin edhe për Dalipin, i cili vendosi të heqë dorë nga Zvicra U-21.

Dalipi ka shkëlqyer në Superligën zvicerane. Deri tani nga ana e 20 vjeçarit janë pesë gola dhe nëntë asitime në 13 paraqitje. Dhe pse është mesfushor me tipare sulmuese, Vaduz i që e ka huazuar po e aktivizon në qendër të sulmit.

Lini një koment