E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Kristian Shpendit i besohet detaji si sulmues kryesor, vendimi i fundit zyrtarizon besimin e Maran te Kombëtarja

Kristian Shpendit i besohet detaji si sulmues kryesor, vendimi i fundit zyrtarizon besimin e Maran te Kombëtarja

Kristian Shpendi do të mbajë veshur fanellën me numër 9 te Kombëtarja ndaj Finlandës. Kjo është hera e parë që bomberi i Serisë B në Itali merr këtë fanellë.

Më parë nga ana e Shpendit janë mbajtur veshur fanellat me numër 14, 17 dhe 25. Mungesa e Anis Mehmetit ka bërë që t’i besohet pikërisht Shpendit. Numri 9 simbolizon pikërisht qendërsulmuesin kryesor të skuadrës. 23 vjeçari ndërkohë regjistron katër paraqitje, teksa akoma prej tij pritet goli i parë. Fanella me numër 9 i takon golashënuesve kryesor. Tashmë mbetet për t’u parë a do të ketë minuta sot në “Air Albania”.

Lini një koment