Shqipëria shumë pranë lajmit më të mirë, klubi i njohur në Bundesligë vendoset pas mesfushorit me tipare sulmuese
Lutfi Dalipi po spikat gjatë këtij sezoni si i huazuar me Vaduzin në Superligën zvicerane. Mesfushori me tipare sulmuese ndërkohë është mes Kosovës dhe Shqipërisë, me FSHF-në që shfaqet aktualisht më e avantazhuar.
Lajpcig po e monitoron Dalipin në Zvicër. Janë 5 gola dhe 9 asitime nga ana e tij, teksa regjistrohen 13 paraqitje në kampionat. Më parë për të është raportuar për interesim nga disa skuadra europiane.
20 vjeçari ka shtetësi zvicerane, por edhe portugeze. Nëse Shqipëria siguron shërbimet e lojtarit të Zvicrës U-21, do të ishte arritje. Përgjigjja përfundimtare do të vijë në vijim. Kosova ndërkohë po bën të pamundurën për ta afruar në ekipin e parë