E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Ndeshja e vitit për Kombëtaren, çfarë parashikojnë kompanitë e basteve për sfidën Bjellorusi-Shqipëri

Ndeshja e vitit për Kombëtaren, çfarë parashikojnë kompanitë e basteve për sfidën Bjellorusi-Shqipëri

Shqipëria zbret sot në fushë përballë Bjellorusisë në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit C1 të UEFA Nations League. Kuqezinjve u mjafton edhe një barazim për të siguruar zyrtarisht ngjitjen në Ligën B.

Sfida luhet në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, ndërsa kompanitë ndërkombëtare të basteve e shohin Shqipërinë si favorite të qartë për të marrë tre pikët, raporton Top Channel.

Sipas kuotave të publikuara, fitorja e Shqipërisë vlerësohet me 2.00, që i jep asaj rreth 50 për qind shanse për sukses. Barazimi kuotohet me 3.38, ndërsa fitorja e Bjellorusisë, skenari më pak i mundshëm, ka koeficientin 4.40. Ekspertët e basteve presin një ndeshje të ekuilibruar dhe me kujdes të lartë taktik, me opsionin “Nën 2.5 gola” të kuotuar me 1.70.

Te golashënuesit e mundshëm, Rey Manaj kryeson listën, i ndjekur nga Cristian Shpendi dhe Arbër Hoxha. Shqipëria e kryeson grupin me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë, me 10 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë në Tiranë kuqezinjtë fituan pastër 2-0.

Lini një koment