Tenis/ Mirra Andreeva si Serena Williams, 19-vjeçarja triumfon në debutim në Wta Finals
Mirra Andreeva, 19 vjeç dhe numri 3 në botë, ka triumfuar në Wta Finals të Indian Wells. Tenistja ruse mundi në finale, për herë të dytë brenda një jave, ukrainasen Elina Svitolina. Ndeshja përfudoi me rezultatin 7-5, 6-3.
Ishte një turne mjaft pozitiv për Andreeva-n, që e nisi rrugëtimin e saj duke mundur pikërisht Svitolina-n. Rusja tregoi një formë shumë të mirë, duke i lënë 4 gejme Aryna Sabalenka-s, 3 gejme Diana Shnaider dhe 7 gejme në gjysmëfinale Jessica Pegula-s.
Andreeva është tenistja e tretë në histori që fiton Wta Finals në debutim pa humbur asnjë set, pas Chris Evert në 1972-shin dhe Serena Williams në 2001-shin.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.