Muçi në tribunë! Maran pa dy liderët e Kombëtares në finale, zgjidhen zëvendësuesit pa asnjë minutë (EMRAT)
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport. Shqipëria do të përballet sot me Bjellorusinë. “Panorama Sport” raporton se Ernest Muçi është mungesa e madhe, ndërsa në tribunë do të jetë bashkë me Ylber Ramadanin dhe Klevi Qefalinë. Samuele Sina ndërkohë qëndroi në Shqipëri për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21.
Sfida me Bjellorusinë do të nisë prej orës 18:00. Muçi mungon për Rolando Maran, duke qenë se shfaqi shqetësime pas ndërhyrjes së rrezikshme nga lojtari i Bjellorusisë. Ramadani ndërkohë ka plotësuar numrin e kartonëve.
Vendin e Muçit dhe Ramadanit e kanë zënë Ysni Ismaili dhe Feta Fetai. Kuqezinjtë humbasin kështu dy liderë, teksa ata i zëvendësojnë dy të tjerë që nuk kanë pasur asnjëherë minuta me ekipin e parë.
Të gatshëm ndaj Bjellorusisë:
Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Klisman Cake, Ardian Ismajli, Ysni Ismaili, Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Feta Fetai, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Taulant Seferi, Luis Hasa, Rei Manaj, Kristian Shpendi, Myrto Uzuni, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha
Mungojnë:
Ernest Muçi, Ylber Ramadani, Klevi Qefalija dhe Samuele Sina