Laszlo bën provë alternativat e Vllaznisë, shkodranët ndalen në miqësore nga Besëlidhja
Vllaznia dhe Besëlidhja kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore mes tyre për të bërë formë e lojtarëve në këtë periudhë pushimi, për shkak ndeshjeve të Kombëtares. Kjo ndeshje përfundoi në barazim 1–1.
Golat u realizuan nga Qato në minutën e 40-të për Besëlidhjen, ndërsa për Vllazninë barazoi Simon Uldedaj në minutën e 77-të.
Formacioni i kuqebluve ishte ai që u prezantua si më poshtë nga Vllaznia: Qirko, Sala, Gruda, Haxhiu, Bajrami, Jonuzi, Miliqi, Uldedaj, Çoba, Delaj, Pusi.
Ndeshja do t’i shërbejë trajnerit Laszlo Balint për të parë gjendjen e lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë deri tani, si edhe për të testuar alternativat e reja për javët e ardhshme.