Vllaznia mendon për merkaton, në fokus dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh”
Merkatoja e janarit po afron dhe te Vllaznia duket se kanë nisur qartësohen edhe prioritetet në ndryshyrjet e mundshme në skuadër. Kuqeblutë pritet të jenë aktiv gjatë kësaj periudhe, me drejtuesi që po shqyrtojnë disa alternativa për të rritur konkurrencën dhe nivelin e ekipit. Që prej ardhjes së tij në krye të skuadrës, trajneri Csaba Laszlo ka pasur si një nga prioritetet kryesore përforcimin e repartit të mbrojtjes.
Në fokus kanë qenë konkretisht dy mbrojtës qendrorë, të cilët duhet të sjellin më shumë garanci dhe cilësi në këtë sektor. Megjithatë, duket se planet e teknikut hungarez nuk ndalen vetëm te prapavija.
Nga ajo që mësohet, Vllaznia ka “rezervuar” një numër për një futbollist që luan në rolin e “10-shit”, një pozicion ku Laszlo duket se dëshiron të ketë një alternativë të re me rëndësi në pjesën e dytë të sezonit. Momentin, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, ndërsa gjithçka po mbahet me kujdes në kuadrin e planeve të merkatos.
Megjithatë, ajo që mësohet është se bëhet fjalë për një futbollist të njohur nga trajneri Laszlo. Në këtë mënyrë, duket se Vllaznia po punon në heshtje për të përgatitur disa lëvizje në merkaton e dimrit. Dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh” janë emrat e roleve që aktualisht qëndrojnë në plan të parë, ndërsa në varësi të situatës mund të ketë edhe ndryshime të tjera në organikë.
Gjithsesi, përveç zhvillimet zyrtare duhet pritur deri në hapjen e merkatos së janarit. Për momentin nuk ka asnjë afrim konkret zyrtarizuar nga Vllaznia dhe emrat që qarkullojnë mbeten pjesë e planeve dhe zërave të merkatos. Vetëm në janar do të kuptohet se cilat prej këtyre ideve do të kthehen në realitet për kuqeblutë.