E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›I pabesueshëm! Tjetër supergol i Muslikës me kuqezinjtë, surprizon sërish nga goditja e dënimit te Kombëtarja U-19

I pabesueshëm! Tjetër supergol i Muslikës me kuqezinjtë, surprizon sërish nga goditja e dënimit te Kombëtarja U-19

Armend Muslika është shndërruar në një makineri golash për Kombëtaren U-19. Ylli shqiptar gjeti rrugën e rrjetës përsëri edhe sot, në fitoren e Shqipërisë U-19 kundër Izraelit me rezultatin 4-1.

Muslika ndëshkoi me një supergol nga goditja e dënimit izraelitët në minutën e 61-të të ndeshjes, duke çuar shifrat në 3-1 për kuqezinjtë. Më parë Muslika kishte shënuar edhe një gol tjetër nga goditja e dënimit në ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit, një gol spektakolar me të njëjtin stil.

Shifrat e tij tregojnë për një zhvillim mbresëlënës në arenën ndërkombëtare. Talenti shqiptar në dy ndeshje ka realizuar në total 3 gola dhe një asist.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj janë duke kryer një fushatë fantastike në këto kualifikuese dhe janë pranë kualifikimit për në Ligën A. Shqipëria U-19 fitoi 2-0 ndaj Azerbajxhanit dhe 4-1 ndaj Izraelit, duke shënuar 6 gola në vetëm dy ndeshje.

Lini një koment