La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi përjashtohet menjëherë nga “dardanët” për shkak të FIFA-s
Një lajm i bujshëm u publikua sot nga Kombëtarja U-19 e Kosovës, e cila ka përfshirë në listë një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar 18 vjeçar, Diar Gashi.
Sipas burimeve, Gashi i lindur në Preshevë, ka vendosur të braktisë Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, për të luajtur me Kosovën U-19. Ai zhvilloi disa ndeshje me kuqezinjtë, duke luajtur 3 ndeshje dhe duke shënuar 1 gol.
Por, ky lojtar nuk do të mund të luajë me Kosovën U-19 në ndeshjen ndaj Izraelit të datës 15 nëntor. Sipas rregulloreve të FIFA-s, një lojtar që ka luajtur me një kombëtare tjetër, nuk mund të luajë menjëherë për një kombëtare tjetër, derisa të plotësohen procedurat e nevojshme.
Kombëtarja U-19 e Kosovës do të përballet Izraelin në ndeshjen e radhës, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikueseve të Europianit.