NBA/ New York kalon në Toronto në kohën shtesë, fitojnë Lakers dhe Spurs
Një kosh për tri i Jalen Brunson vetëm 33 sekonda nga fundi i dhuruan Neë York fitoren në Toronto ku Raptos u dorëzuan vetëm në kohën shtesë. Ekipi kanadez i sjell fat kampionëve në fuqi, të cilët numërojnë 14 fitore radhazi.
Në Konferencën e Perëndimit vazhdojnë të fitojnë Lakers, të cilët mposhtën Suns në Finiks. E njëjta gjë vlen edhe për Spurs, të cilët fituan në Salt Lake Siti.
Boston fituan në shtëpi përballë Dallas ndërsa triumf mori edhe Filadelfia kundër Indianas, të cilat janë ngjitur në vendet e para të Konferencës së Lindjes.
OKC u rikthye te fitorja pas tri humbjeve radhazi ndërsa Houston shkatërroi Washington duke lënë Trae Young me zero pikë për herë të parë në karrierën e tij. A.V.
Ndeshjet
PHILADELPHIA 76ERS-INDIANA PACERS 131-124
PHOENIX SUNS-LOS ANGELES LAKERS 123-131
LA CLIPPERS-CHARLOTTE HORNETS 113-105
TORONTO RAPTORS-NEW YORK KNICKS 108-112 OT
UTAH JAZZ-SAN ANTONIO SPURS 102-110
BOSTON CELTICS-DALLAS MAVERICKS 131-94
WASHINGTON WIZARDS-HOUSTON ROCKETS 119-147
MILWAUKEE BUCKS-ATLANTA HAWKS 106-113
SACRAMENTO KINGS-OKLAHOMA CITY THUNDER 103-125
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.