Korrupsioni i nivelit të lartë, Prokuroria dhe Gjykata Supreme diskutojnë ashpërsimin e politikave ndëshkimore
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni, pritën sot, më 16 nëntor, në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, si dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Sipas KosovaPress, në takim u diskutua nevoja për një politikë më të ashpër ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Krerët e të dyja institucioneve konfirmuan angazhimin e tyre për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në përputhje të plotë me kompetencat e tyre ligjore, në shërbim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.