Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë
Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Irlandë, në Dublin, para ndeshjes vendimtare me Irlandën, siç njofton Telegrafi.
Dardanëve u nevojitet së paku një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e dytë në grup, e cila nevojitet edhe për një vend në vazon e dytë për kualifikueset e Euro 2028.
Kosova ka udhëtuar pa Veldin Hoxhën dhe pa Edon Zhegrovën.
Hoxha mungon për karton të kuq, ndërsa Zhegrova është i lënduar, ndaj të dy nuk janë pjesë e udhëtimit në Dublin.
FFK-ja publikoi pamjet e mbërritjes së lojtarëve në Dublin, ndërsa të hënën zhvillohet seanca e fundit stërvitore para ndeshjes.
Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 20:45.