Kane barazon rekordin 78-vjeçar me golin e shënuar për Anglinë në “Metropolitano”
Goli i Harry Kane përballë Spanjës ka qenë i shtati për bomberin e Bayern-it me fanellën e kombëtares së tij në shtatë takime radhazi jashtë fushe.
Me këtë gol sulmuesi ka barazuar një rekord të vensodur prej Tom Finney plot 78 vite më parë.
Finney, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, ka mundur që të shënojë për Anglinë në transfertë për shtatë ndeshje radhazi mes shtatorit të 1946-ës dhe majit të 1948-ës. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.