SHBA – Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë
UASHINGTON, 16 nntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se mund të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Kinë, pak para se të nisej për në Azi, ku do të takohet edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe homologun kinez, Xi Jinping.
“Ne do të jemi me presidentin Xi… do të takohemi edhe me presidentin Putin dhe mund të takohemi edhe me Kim Jong Un”, u tha ai gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë.
Kur u pyet se ku mund të zhvillohet ky takim i papritur me udhëheqësin e Koresë së Veriut, presidenti amerikan tha se “mund të vijë” në Kinë, por se “kjo varet nga presidenti Xi”.
Trump po udhëton për në Manila, ku së pari do të marrë pjesë në një samit të vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) përpara se të shkojë në Shenzhen të Kinës, për samitin e APEC, i cili bashkon 21 vendet e Azisë-Paqësorit.
Krahas këtij takimi, ai është planifikuar të takohet me presidentët kinezë dhe rusë për një samit trepalësh të paprecedentë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi midis tre udhëheqësve synon të adresojë përhapjen bërthamore, si dhe luftën në Lindjen e Mesme të shkaktuar në shkurt nga bombardimet izraelite dhe amerikane të Iranit./ a.jor.