E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Domenech “thumbon” Italinë: Konfirmuan atë që njerëzit mendonin për ta

Domenech “thumbon” Italinë: Konfirmuan atë që njerëzit mendonin për ta

“Liga e Kombeve. Franca kualifikohet, ashtu siç pritej. Belgjika shkatërron italianët, të cilët konfirmojnë pikërisht atë që mendohej për ta.”

Me këto fjalë, ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, thumbon Italinë në një postim në X, pas humbjes së thellë të “të kaltërve” ndaj Belgjikës dhe dështimit të tyre për t’u kualifikuar në çerekfinalet e kompeticionit.

Kujtojmë që të 3 skuadrat kishin shanset e tyre për kualifikim, por belgët fituan 4-1 përballjen direkte ndaj Italisë në ndeshjen e fundit në grup, duke parakaluar skuadrën e Mancinit në renditje dhe duke u kualifikuar si skuadra e dytë e grupit.

Vendin e parë në grup e mori Franca pas fitores 2-1 ndaj Turqisë në sfidën e fundit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment