Homazhe në Policinë Fier për oficerin e Krimeve të Rënda Ermal Lulaj
Homazhe janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në nderim të 41-vjeçarit Ermal Lulaj, oficer i Policisë së Krimeve të Rënda në Vlorë, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur pas një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Fier-Vlorë, një natë më parë.
Në homazhe morën pjesë kolegë dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
Ndarja e parakohshme nga jeta e oficerit Ermal Lulaj ka shkaktuar dhimbje te familjarët dhe kolegët e tij.