E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr i madh në një stan bagëtish në Cërrik, flakët shuhen pas më shumë se 9 orësh (VIDEO)

Zjarr i madh në një stan bagëtish në Cërrik, flakët shuhen pas më shumë se 9 orësh (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stan bagëtish në fshatin Pazhok, në Bashkinë e Cërrikut. Për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e disa ekipeve zjarrfikëse, ndërsa operacioni zgjati 9 orë e 30 minuta.

Në operacion u angazhuan forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të mbështetura nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Ndërhyrja nisi në orën 20:00 të mbrëmjes dhe përfundoi në orën 05:30 të mëngjesit.

Si pasojë e zjarrit u dogjën rezervat ushqimore për blegtorinë, kryesisht ballat e barit. Sipas informacioneve, dendësia dhe ngjeshja e tyre e bënë të vështirë ndërhyrjen, duke detyruar zjarrfikësit t’i hapnin një nga një për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati dëme në bagëti dhe as persona të lënduar.

Lini një koment