Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak kuorumi
Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë për sot për shkak të mungesës së kuorumit.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola tha se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e mbledhjes, duke theksuar se e njëjta situatë ishte paraqitur edhe një ditë më parë.
“Fatkeqësisht, as sot, as dje nuk patëm kuorum dhe nuk u përmbushën kushtet për mbledhjen e Kryesisë”, deklaroi Gola.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca e 13 nëntorit, në të cilën kishte mbetur pa u shqyrtuar Ligji për Dhomat e Specializuara, i kthyer në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Gola bëri të ditur se për vazhdimin e seancës duhet të dakordohen shefat e grupeve parlamentare.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që seanca të vazhdojë të enjten, duke kritikuar vonesat në trajtimin e kësaj çështjeje.
Më 12 nëntor, Komisioni për Legjislacion kishte shqyrtuar kthimin e ligjit nga presidentja. Kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli, kishte theksuar se vendimi përfundimtar i takon Kuvendit. /Telegrafi/