Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë
Kosova e nisi mirë ndeshjen e Ligës së Kombeve në Dublin, siç njofton Telegrafi, dhe Lindon Emërllahu rrezikoi herët, duke qenë afër një goli të bukur nga distanca.
Megjithatë, rrjedha e pjesës së parë ndryshoi kur Kreshnik Hajrizi e preku topin me dorë duke e larguar nga vija e portës. Gjyqtari e ndëshkoi direkt me karton të kuq, ndërsa Irlanda fitoi penallti.
Nga pika e bardhë, Troy Parrott shënoi në minutën e 28-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 për Irlandën.
Kosova, me një lojtar më pak, do të provojë të reagojë në pjesën e dytë.