E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Zyrtare/ Nga Italia e Gjermania, deri te rivalët ku nuk diskutohet fitorja. Shqipëria njeh të gjithë kundërshtarët në rrugën drejt Europianit

Zyrtare/ Nga Italia e Gjermania, deri te rivalët ku nuk diskutohet fitorja. Shqipëria njeh të gjithë kundërshtarët në rrugën drejt Europianit

Nga Ildi Merolli, Panorama Sport

Tashmë është zyrtare, plotësohet tabloja e ndarjeve të vazove për kualifikueset e Europianit, me shortin që do të hidhet në datën 6 dhjetor. Shqipëria e Rolando Maran, ka mësuar kundërshtarët e mundshëm, me të cilët goglat mund ta vendosin përballë.

Kuqezinjtë janë pozicionuar në vazon e tretë, së bashku me Kosovën, duke shmangur kështu “derbin” me përfaqësuesen e Franko Fodës.

Për sa i përket rivalëve “big” në vazon e parë, Greqia dhe Danimarka, janë dy kundërshtarët më të favorshëm në letër, mes emrave të frikshme si Spanja, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Portugalia, etj. Rivalët e vërtetë të Shqipërisë do të jenë ato të vazos 2, ndërkohë që me kundërshtarët e vazos 4 dhe 5 nuk duhet të diskutohet fitorja.

VAZO 1

Angli, Belgjikë, Danimarkë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji, Portugali, Spanjë

VAZO 2

Austri, Bosnjë Hercegovinë, Çeki, Hungari, Irlandë e Veriut, Serbi, Suedi, Turqi, Uells, Zvicër, Irlandë, Slloveni

VAZO 3

Gjeorgji, Islandë, Izrael, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Sllovaki, Shqipëri, Ukrainë, Kosovë, Skoci

VAZO 4

Armeni, Bjellorusi, Bullgari, Estoni, Finlandë, Ishujt Faroe, Kazakistan, Letoni, Luksemburg, Moldavi, Qipro, San Marino

VAZO 5

Andorra, Azerbajxhan, Gjibraltar, Lihtenshtejn, Lituani, Maltë

Lini një koment