E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Kalendar i ngjeshur për Tiranën, katër sfida në dy javë deri në derbi

Kalendar i ngjeshur për Tiranën, katër sfida në dy javë deri në derbi

Tirana ka përpara një kalendar mjaft të ngjeshur në kampionat, me katër ndeshje të rëndësishme brenda një periudhe dyjavore. Bardheblutë do të luajnë fillimisht ndaj Vorës, në transfertë më 22 nëntor, në një përballje të vlefshme për javën e 12-të.

Vetëm gjashtë ditë më vonë, më 28 nëntor, kryeqytetasit do të presin Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfidat do të vijojnë pa shumë pushim, pasi më 3 dhjetor Tirana do të udhëtojë drejt Elbasanit, ku do të përballet me Elbasanin në orën 18:30. Ndërkohë, java e 15-të rezervon një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për tifozët bardheblu.

Më 6 dhjetor, në orën 16:00, Tirana do të luajë derbin me Partizanin në stadiumin “Air Albania”. Pra, brenda 14 ditësh, skuadra kryeqytetase do të ketë katër përballje, ku përveç rëndësisë së pikëve në kampionat, vëmendja do të jetë e përqendruar edhe te derbi, që vjen si sfida përmbyllëse e këtij kalendari të ngjeshur.

PANORAMASPORT.AL

Lini një koment