E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kualifikueset e Euro 2028/ Shqipëria në vazon 3 të shortit të 6 dhjetorit, bashkë me Kosovën

Kualifikueset e Euro 2028/ Shqipëria në vazon 3 të shortit të 6 dhjetorit, bashkë me Kosovën

Më 6 dhjetor hidhet shorti i kualifikueseve të Europianit 2028, ku kuqezinjtë do të mësojnë kundërshtarët e tyre. Tashmë është e qartë edhe ndarja e vazove në short. Shqipëria bën pjesë në vazon 3, bashkë me Kosovën, çka do të thotë se nuk do të ketë një përplasje mes dy kombëtareve.

Trajneri Rolando Maran shpreson të ketë fat në shortin e 6 dhjetorit. Është thuasje e pashmangshme përballja me kundërshtarët big të vazos së parë, ku bëjnë pjesë emra si, Anglia, Franca, Gjermania, Spanja e Portugalia, por edhe skuadra më të lehta në letër si Danimarka e Greqia.

Edhe në vazon 2, nga ku do të dalë rivali kryesor i Shqipërisë, ka skuadra të forta, si Austria, Zvicra, Suedia, Turqia etj. Në këtë vazo bën pjesë edhe Serbia.

Ndarja e vazove për shortin e 6 dhjetorit

Vazo 1: Angli, Francë, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Greqi, Holandë, Portugali, Itali, Kroaci, Norvegji, Spanjë

Vazo 2: Austri, Bosnjë Hercegovinë, Çeki, Suedi, Hungari, Irlandë e Veriut, Serbi, Turqi, Uells, Zvicër, Irlandë, Slloveni

Vazo 3: Rumani, Gjeorgji, Islandë, Izrael, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Sllovaki, SHQIPËRI, Ukrainë, Kosovë, Skoci

Vazo 4: Bullgari, Armeni, Bjellorusi, Estoni, Finlandë, Ishujt Faroe, Kazakistan, Letoni, Luksemburg, Moldavi, Qipro, San Marino

Vazo 5: Andorra, Azerbajxhan, Gjibraltar, Lihtenshtejn, Lituani, Maltë

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment