E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin

Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin

Turqia ka konfirmuar zyrtarisht hyrjen në fuqi të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare që përfshijnë Ukrainën, Komisionin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Katarin. Datat janë bërë publike përmes një vendimi presidencial të botuar në Gazetën Zyrtare dhe të nënshkruar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas vendimit, marrëveshja e tregtisë së lirë mes Turqisë dhe Ukrainës, e nënshkruar në Kiev më 3 shkurt 2022, ka hyrë në fuqi më 1 tetor 2026.

Ndërkohë, dy marrëveshje që lidhen me Komisionin Evropian dhe financimin e programeve vjetore të Turqisë në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësimi (IPA II) kanë hyrë në fuqi më 8 shtator 2026.

Një tjetër marrëveshje, e lidhur me Sekretariatin e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe organizimin e konferencës COP31, ka hyrë në fuqi më 22 korrik 2026.

Lista përfshin gjithashtu një marrëveshje teknike mes Turqisë dhe Katarit për vendosjen e përkohshme të avionëve ushtarakë të Katarit dhe personelit mbështetës në territorin turk, e cila ka hyrë në fuqi më 30 shtator 2022.

Lini një koment